Në fund të kësaj javë, ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov i vjetërsohet vepra penale për pjesëmarrje në parregullsitë zgjedhore në lëndën “Titanik 2”. Mijallkov nuk do të vuaj asnjë ditë burg për këtë rast, ndonëse nga ana e gjykatës Penale për së dyti herë u dënua me 2 vite burg.
Si duket Mijallkov i kishte parashikuar këto zhvillime që në vitin 2018.
“A frikësoheni nga burgu? Prej burgut? Këtë pyetje në adresë tjetër”, deklaroi Mijallkov më 21 nëntor 2018.
Nga gjithsej 4 lëndët e ish-prokurorisë Speciale në të cilat akuzohet Mijallkov, në dy të parat ka shpëtuar, ndërsa në dy të tjerat në “Target-Fortesa” dhe “Thesari” po gjykohet për së dyti herë. Kjo pasi që Apeli shfuqizoi dy aktgjykimet me dënimet më të larta që kishte Mijallkov, njëri prej 12 viteve për përgjim tjetrin me 8 vite heqje lirie. Kësaj radhe Apeli nuk e kishte të qartë aktgjykimin e as veprimet që ka kryer Mijallkov.
Derisa Mijallkov, pak e nga pak shpëton nga veprat penale, Agim Islami i dënuar për rastin “Alfa” për 2 vite pret vendim për rigjykim të rastit, kurse prapa grilave është prej 15 viteve.
“Duke pritur iftarin në këtë vend të mallkuar! Allahu ua pranoftë agjërimin të gjithëve inshallah. I 15-ti Ramazan, e njëjta dritare i njëjti vend”, shkroi Agim Islami, i burgosur.
Ndërkaq për të vetmin rast që Mijallkov vuan dënimin me heqje lirie në burgun e Strugës është lëndën “Perandoria”. Me marrëveshje me Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Mijallkov pranoi fajin dhe u dënua me 3 vite burg dhe konfiskim të pasurisë në vlerë prej 30 milionë eurove./TV21