Nëse zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe mbahen më 23 prill pa pjesëmarrje e Listës Serbe, “është realiste të presim rindërtimin e barrikadave”, beson Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiq.Pyetur nëse argumentet e përfaqësuesve diplomatikë ndërkombëtar në Kosovës janë valide se si do të mund të formohej Asociacioni pa pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, ai vlerëson se këto janë qëndrime të njëjta me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Teza e tyre nuk është korrekte sepse sipas Marrëveshjes së Ohrit statuti i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të miratohet brenda 30 ditësh. Marrëveshja hyn në fuqi vetëm kur të verifikohet ajo që është bërë me vendim politik, por jo me lëvizje administrative, që Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e Kapitullit 35. Ne nuk po i numërojmë ato 30 ditë për nisjen e draftimit të Statutit”, ka thënë ai për Danas.
Janjiq fajëson gjermanët dhe francezët se po dëshirojnë “të minojnë” dëshirën e administratës amerikane për të parë sukses të dukshëm deri në muajin maj.
“Është sikur ata [Gjermani dhe Franca] harruan pretendimet e tyre që qytetarë të armatosur dhe paramilitarë përfshirë Wagner dhe Patriotët ishin prezentë në veri. Ku janë sot ato pretendime? […] Është një lloj e rrezikshme sigurie ku abuzohet me termma. Mendoj se sjellja e Francës dhe Gjermanisë është e papërgjegjshme dhe se ata objektivisht duan që kriza të zvarritet dhe të minojnë dëshirën e administratës amerikane për të parë një sukses të dukshëm në maj”, ka thënë Dushan Janjiq.“Duhet të dalin para datës 23 [prill] me një deklaratë të qartë nga QUINT-i se është arritur marrëveshja për plotësimin e vakumit të sigurisë dhe institucionale, se Beogradi është pajtuar që serbët të kthehen në institucione përmes zgjedhjeve, kështu që le të ndodhë me datë 23, por më pas duhet të shtyjnë afatet e regjistrimit. Gjëja e dytë që duhet të ndodhë është që të fillohet çarmatosja dhe të fillohet kthimi në institucione, që nënkupton edhe zvogëlimin e prezencës së forcave speciale të policisë së Kosovës në veri”, shton ai.
Data 18.08.2025
Aktuale
- Aksident i rëndë, humbin jetën tre shqiptarë në Greqi, një tjetër plagoset rëndë! Makina shpërthen në flakë
- EMRAT/ Plagosën rëndë nënë e bir në Sarandë, arrestohen dy vëllezër me precedent penal
- Revolucioni i shëndetësisë hapësinore: Asistenti mjekësor me Al për astronautët
- Janë paraqitur 13 kandidatë për kryetar të KSHPK-së, do të vendoset pas zgjedhjeve lokale
- Autori i plagosjes në Dvoran, Aleks Qiqi dënohet me “arrest në burg”! Masa e sigurisë i komunikohet në spital
- “Në zyrë nuk gjeta asnjë dokument!”- Agresioni ndaj News24, Ahmataj: Dosjet e mia ishin shpërndarë! Drejtuesit e TV s’më kanë censuruar asnjëherë
- Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë! Gjykata cakton masat e sigurisë për katër të arrestuarit
- Të mos pengohet qasja e automjeteve për grumbullimin e mbeturinave