Rreth 6 miliardë dollarë nga burimet ruse kanë rrjedhur fshehurazi dhe ilegalisht në flukset financiare maqedonase nga viti 2000 deri në vitin 2020, pohon Qendra për Studimin e Demokracisë me qendër në Sofje në analizën e saj të fundit të përhapjes së dezinformimit dhe destabilizimit të demokracive nga Moska në Evropën Juglindore.
Sipas analizës, Maqedonia ka qenë e ekspozuar ndaj një ndikimi shumë të fortë propagandistik rus në vitet e fundit, dhe për këtë ka ndihmuar futja e paligjshme e parave ruse përmes partive politike, grupeve shoqërore dhe individëve me ndikim, përmes të cilave Moska ndikon në vendimet politike në vend./Lajmi i plotë.