Ministria e Punëve të Brendshme e mohon fuqishëm lajmin e rremë që është përhapur në rrjetet sociale për një rrëmbyes të dyshuar, i cili dyshohet se ka lëvizur nëpër shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikolovski Luj” në Shkup.
“Për një person të tillë nuk ka as denoncim në polici dhe as raportim se një person është rrëmbyer. Dhe personi që postoi këtë lajm të rremë e tërhoqi atë dhe shpalli publikisht se ishte lajm i rremë. Vendosja e gënjeshtrave të tilla ka për qëllim që të krijojë panik, ankth, ndjenjë të vazhdueshme frike dhe pasigurie tek qytetarët dhe fatkeqësisht po plasohen më shpesh kohët e fundit”, thuhet në MPB./Lajmi i plotë.