Pas marrëveshjes për Korridoret 8 dhe 10 d qëndron një konsorcium ndërkombëtar, me përvojë në realizimin e projekteve të tilla, për zbatimin e tij është miratuar një ligj, i cili është miratuar në Kuvendin e RMV-së, janë përfshirë disa institucione në negociata, dhe kjo në vetvete mbart përgjegjësi.
Nëse ka ndonjë dyshim nga dikush, ka organe kompetente për këtë dhe procedurat duhet të zhvillohen atje. Në opinion tashmë është bërë e ditur se Komisioni Kundër Korrupsion hap lëndë për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradave, tha në një intervistë për “Lokalno”, zëvendësministri i Financave i RMV-së, Filip Nikoloski.
Është e rëndësishme, sipas tij, të theksohet këtu rëndësia e realizimit të këtij projekti që mjetet të shkojnë për një projekt kapital, “për përmirësimin e kushteve të jetesës, për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e biznesit, për konkurrencë më të madhe të ekonomisë sonë, si dhe si për lidhje më të lehtë me korridoret e rajonit”./Intervista e plotë.