Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka paralajmëruar një ofenzivë ndërtimore në fshatin Luboten.
Ky është postimi i tij në Fejsbuk:
Ka nisur rikonstrukcioni i plotë i disa rrugëve në Luboten.
Pjesë të rrugës 5 në vendbanimin Luboten në lagjen e poshtme për herë të parë pas gërryerjes me makinë dhe vendosjes së tamponit do të asfaltohen.
Paralelisht po projektohen edhe rrugë të reja në Luboten që po rikonstruohen.
Ekspansioni ndërtimor po realizohet me dinamikë të fuqishme.
Pas përfundimit të rrugëve të parapara në Luboten do të vazhdojmë në vendbanimet tjera.