Dje (01 mars) në ora 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë 20-vjeçari A.A. nga Tearca e Tetovës.
Në një parking para një ndërtese banimi, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, ku sipas raportit është gjetur pa shenja jete i ndjeri A.A. isnpektimin e ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë.
“Me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të të ndjerit është kryer autopsia.
Lidhur me këtë rast në ora 18.10 në rrugën e ,,Ilindenit në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat L.D.(23), J.S.(24), A.O.(25), A.O.(35) dhe P.A.(71), të gjithë nga Tetova nën dyshimin për përfshirje në “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimit të përdorimit të narkotikëve”.
Gjithashtu mbrëmë (02-mars) në ora 01:10, në rrugën “113”, lidhur me rastin është privuar nga liria edhe B.H.(19) nga Tetova. Të gjithë personat e privuar janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton SHENJA.
Data 06.01.2026
Aktuale
- Ambasadori i BE në Tiranë takon për herë të parë kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho! Gonzato: E përgëzova për arritjet! Bashkimi Evropian do vazhdojë mbështetjen
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për Vuçiqin dhe Sheshelin
- Rreth njëqind fëmijë janë shtruar në spitalin Kozle, gjashtë prej tyre janë në gjendje klinike
- Aksident në hyrje të Lushnjës, përplasen dy mjete! Përfundojnë në spital dy persona të plagosur
- Shefi i Pentagonit: Rreth 200 trupa amerikane hynë në Karakas për të kapur Maduron
- Zjarri me 40 viktima në Zvicër, lokali nuk ishte inspektuar që nga viti 2019
- Raportohet se një familje kosovare me tre fëmijë, kanë mbetur të bllokuar në makinë në Shqipëri
- “Kundërshtoi zbatimin e protokollit mjekësor” – Goditi kryeinfermieren në detyrë, arrestohet mjeku Julian Habibaj në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”


