Gjatë ditës së djeshme, respektivisht në ora 17:15 në rrugën “Nikolla Rusinski” në Shkup, është arrestuar G.R.(22) nga Shkupi, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se tek i njëjti është gjetur kokainë.
“Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Ford Focus” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me kokainë. Me urdhër gjykate, në banesën e tij është kryer edhe bastisje, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa pako me kokainë”, thonë nga MPB./tv21.tv

