Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca e 104-të me radhë, me rend të ditës – shkarkimi i zëvendësministrave, njofton TV21.
Kjo seancë është hapur mbrëmë, por u mbyll menjëherë.
Shkarkimi i zëvendësministrave vjen pas shkarkimit të ministrave dhe emërimit të ministrave të rinj, si rrjedhojë e hyrjes së ASH-së në Qeveri dhe daljes së Alternativës.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, mbrëmë deklaroi se ndryshimi vjen për të ecur drejt rrugës evropiane dhe realizimit të reformave.
Nga posti i zëvendësministrit propozohet të shkarkohet Bashkim Hasani nga Ministria e Mbrojtjes, Andylshyqyr Abedini nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Admirim Aliti nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
