Të mërkurën nga ora 14:30 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë të Gostivarit kanë arrestuar personat J.S.(22) dhe F.S.(19) nga Gostivari dhe J.Z.(24) nga Banjica e Epërme e Gostivarit, për shkak të dyshimit se kanë kryer “shkatërrim pylli” në lokalitetin “Bunar”, i Banjicës së Epërme, ku janë prerë një numër i madh i drurëve. J.S. u kap në vend, kurse F.S. dhe J.Z. janë arrestuar pak më vonë në afërsi të lokacionit në fjalë. Të tre janë ndaluar në komisariat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa drunjtë e prerë dhe automjeti i gjetur i janë dorëzuar Ndërmarrjes Publike Pyjet Kombëtare- menaxhimi me Pylltarinë “Sharr” nga Gostivari.
Data 19.08.2025
Aktuale
- BDI: VLEN e ka gënjyer opinionin në lidhje me ndryshimet kushtetuese
- Lehtësira fiskale për gratë kryefamiljare dhe pensionistët, zbardhet vendimi për taksat dhe tarifat vendore, si përfitohet
- Media belge publikon fotografinë e shqiptarit të vrarë nga qiramarrësi i tij në Anderlecht
- “Barcelona është gati për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon” – Rashford ndan përshtypjet e para si lojtar i katalanasve
- Kapet me 11 bimë marihuanë, armë dhe bombë dore, arrestohet 39-vjeçari nga Vallandova
- Milani në ankth, Rafael Leao mund të mos luajë kundër Kremonezes
- Gara mes Juventusit dhe Marsejës për mesfushorin kosovar
- Në klinikat private pacientët operohen dhe u vendosen stendat pa asnjë nevojë – Ja kush e thotë!