Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot, në vend që të dëgjohet ekspertiza kyçe e Zekirja Zekirit, për mungesë të të cilit për shkaqe shëndetësore, janë shtyrë disa seanca të gjykimit për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, është marrë në pyetje ekspertja Jovanka Savova si pjesë e ekipit që përgatiti superekspertizën të cilën gjykata e urdhëroi në dhjetor të 2021. Zekiri as dje nuk ka qenë I pranishëm në gjykatë me të njëjtin sqarim, të cilin në gjykatë thonë se janë të pafuqishëm ta kontrollojnë për shkak se është dorëzuar një certifikatë e vlefshme mjekësore.
Por, siç sqaruan nga atje, nëse eksperti vazhdon të mos paraqitet në seanca, gjykata mund të dënojë Byronë e Ekspertizës Gjyqësore, nga e cila është përzgjedhur Zekiri për ekspertizë në këtë rast, ose do ta shoqërojnë atë deri në gjykatë. Gjykata iu përgjigj edhe pretendimeve se eksperti Zekiri qëllimisht po i shmang seancat për shkak të lidhjes së tij me partinë politike BDI, e cila poashtu lidhet me pronarin e kompanisë “Durmo Tours”, autobusi i të cilit ishte përfshirë në aksident.
“Nuk kemi mundësi të vërtetojmë se mungesa e ekspertit është apo jo për arsye shëndetësore. Ne si gjykatë bëjmë gjithçka për të eliminuar elementin subjektiv nga gjykimet”, kanë thënë nga Gjykata. /SHENJA/
Data 13.05.2025
Aktuale
- “Të provohet që zarfet janë marrë personalisht nga zgjedhësit”, PD për ngërçin e votave nga Greqia: Thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen
- Real Madridi ofron 120 milionë euro për dyshen e Arsenalit
- PS me 19 deputetë në Tiranë, kryeson me 47.6% të votave! PD në “luftë” me Partinë Mundësia për mandatin e 14-të
- Çekia përqendrohet te armët në vend të automobilëve
- BDI: Sektori i sigurisë nuk guxon të jetë instrument i dominimit etnik dhe revanshizmit politik
- Bisedime të drejtpërdrejta Ukrainë-Rusi në Turqi
- Mbyllet zyrtarisht numërimi i votave në qarkun Elbasan! PS fiton 10 mandate, PD 4
- Funksionoi për 3 vjet dhe pati 8 ndërhyrje: Një ambulancë-varkë në Liqenin e Ohrit është nevojë reale