Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në debatin për rekonstruimin e qeverisë i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendelit i cili pyeti ASH-në se nëse qëndron pas deklaratave që kanë thënë kundër BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së, deputeti Snopçe tha se qëndrojnë pas çdo deklarate që kanë deklaruar kundër LSDM-së, BDI-së, VMRO-së dhe qeverisë në përgjithësi.
Madje deputeti Snopçe i kujtoi Fadil Zendelit disa ngjarje kur ai ka zgjedhur të hesht si për ligjin për shtetësitë ku Zendeli është reshtuar me qeverinë, “ne ishim kundër avokatit të popullit që të mos jetë zgjidhje partiake e ai ishte kandidat i BDI-së, ju heshtët dhe votuat për të. por ju heshtët dhe u reshtuat me qeverinë, kur ne insitonim të mos shtyhet regjistrimi i popullsisë si pasoj e marrëveshjes mes Mickovskit dhe Zaevit që të mos e zvoglojm intesitetin e regjistrimit të diasporës ju e dini deri në momentin që u shty regjistrimi ishin regjistruar mbi 200 mijë qytetarë ndërsa pas shtyrjes u regjistruan vetëm 5-6 mijë, pra ne kemi pasur të drejtë por ju u reshtuat me qeverinë e jo me ne” tha Snopçde.