Reisul Ulema i BFI-së e RMV-së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai më 14.02.2023 priti Drejtorin e Agjencisë për Mbēshtetjen e Sipërmarësisë të RMV-së Z. Hajrulla Misini me bashkëpunëtorin e tij z. Gafur Zharkun.
U bisedua gjërë e gjatë, në veçanti mbi Agjencinë në fjalë, rolin dhe rëndësinë e tij në sferën e ndihmës për punësim dhe shërbime tjera me ndërmarje të sferave të ndryshme. U busedua edhe për një bashkpunim të mirëfilltë në BFI – Agjencia “Hallall” dhe Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarësisë të RMV – AMS.
Reisul Ulema e falemnderoi Drejtorin e këtij agjencioni për këtë takim shumë të rëndësishëm me idenë e një bashkpunimi të afërt dhe të vazhdueshëm.
