Nga MPB bëjnë të ditur se një 64-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ishte sëmurë deri sa po voziste një furgon pas çka ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një mur.
“Me datë 13.02.2023 në ora 07:30 në Stacionin Policor Strumicë është raportuar se në fshatin Vasilevë të Strumicës, G.C.(64) nga fshati Vasilevë, duke drejtuar furgonin “Ford Transit” me targa të Strumicës, ka humbur kontrollin mjetit, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një mur. Mjeku nga Qendra Mjekësore Strumicë ka konstatuar vdekjen e shoferit, i cili ishte sëmurë dhe kishet ndërruar jetë para përplasjes”, thonë nga MPB.