Një shtetas i Kosovës, me iniciale F.XH.(39) është sulmuar fizikisht me mjet të fortë në rajonin e Kisella Vodës – Shkup.
Për këtë rast janë arrestuar dy persona me iniciale E.F. dhe I.T., ndërkaq rasti ka shkuar tashmë edhe në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, transmeton TV21.
“Më datë 12.02.2023, nëpunësit policorë kanë arrestuar E.F. dhe I.T. Duke vepruar ndaj denoncimit të F.XH. (39) nga Kosova, sipas të cilit më datë 11.02.2023, në ora 22.30, para shitores në rajonin e Kisella Vodës me mjet të fortë është sulmuar fizikisht nga disa persona. Nëpunësit policorë pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, i kanë gjetur kryerësit e veprës penale dhe i kanë arrestuar. Në bisedë informative, ata e kanë sqaruar dhe pranuar veprën penale, kurse pas sigurimit të dëshmive shtesë është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publike në Shkup, me udhëzimin e të cilës kundër të denoncuarve do të shqiptohet kallëzim penal për veprën penale – dhunë në bazë të nenit 386 të Kodit Penal”, qëndron në njoftimin e MPB-së.