Pas lajmit për tragjedinë e tërmetit, disa studentë nga Turqia që studiojnë pranë Universitetit të Ballkanit në Shkup, vendosën që të kontribuojnë me ndihma. Studentët kanë vendosur një tendë në Sheshin Maqedonia, ku po grumbullojnë ndihma materiale për të mbijetuarit nga tërmetet. Siç thonë ata, qytetarët mund të donojnë rroba, ujë ose ushqime të cilat më pas ata do t’i dërgojnë në Turqi.
“Jemi këtu për të ndihmuar për shkak të tërmetit, sepse ata po vuajnë dhe ka shumë persona të vdekur. Ne po mundohemi t’i ndihmojmë atyre, me po presim për ndihmën tuaj, çfarëdo qoftë ajo, veshje ose ujë, çkado qoftë me të cilën ju mund të ndihmoni. Po presim për ndihmën tuaj!”- thotë një student nga Turqia.
Data 02.03.2026
Aktuale
- Ka filluar zbatimi i Ligjit për angazhimin në punë të personave: Hap i ri drejt kushteve të drejta të punës dhe formalizimit të punës sezonale
- Pas shtatë vjet suksesi në UNIBanka AD Shkup, vjen një hap i ri profesional për znj. Milka Todorova
- VLEN i jep përkrahje SHBA-së: Siguria e përbashkët është përgjegjësi e përbashkët, solidariteti me aleatët tanë është i panegociueshëm
- Çmimet e naftës në rritje: Si ndikon situata në Lindjen e Mesme?
- Shkatërroi materialet zgjedhore gjatë votimit, kapet në arrati 45-vjeçari i kërkuar! Ja me sa burg e ka dënuar Gjykata
- Mbi 400 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar informacion për evakuim
- Besar Durmishi: Pagat do të rriten, por vetëm mbi baza reale ekonomike
- Mickovski: Nga muaji prill rritet paga minimale!


