Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka paralajmëruar se nesër do të bëjë dorëzimin e kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për, siç u shpreh ai, keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.“Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Arifit.Njoftimi i plotë:Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës.Faleminderit për mirëkuptim!Me respektShqiprim ArifiKryetar i Komunës së Preshevës
Data 19.08.2025
Aktuale
- Nikolloski: Shteti e fitoi rastin “Kazandol”, u kursyen 115 milionë euro
- Mexhiti: Bulevardi ‘Cvetan Dimov’ me 6 korsi dhe shteg biçikletash, investim 10 milionë euro
- ASh, Taravari: VLEN dështoi me Kushtetutën e re, bllokadë në rrugën drejt BE-së
- Risi në Android: Backup-i i të dhënave tuaja do të bëhet më i lehtë se kurrë
- VLEN: Jo fjalë por vepra, kondicionerë inverter për qindra familje në nevojë
- QMK njofton se tre zjarre janë regjistruar në hapësirë të hapur, njëri është ende aktiv
- Aksident i rëndë në aksin Fier–Patos, të plagosur tre persona
- Duhet të hapet deri në vitin 2027, 20 milionë euro për ndërtimin e Sallës Universale