Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e pranoi sot se Kina paraqet sfida sigurie për interesat dhe vlerat e NATO-s, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të saj në rritje me Rusinë. Zoti Stoltenberg i bëri komentet gjatë një vizite në Japoni, ku premtoi thellimin e lidhjeve ushtarake me Tokion me tensioneve në fushën e sigurisë të shkaktuara nga agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe bashkëpunimi i saj ushtarak në rritje me Kinën. Ministria e jashtme kineze reagoi sot duke thënë se zoti Stoltenberg po “ekzagjeron” kërcënimin nga Kina.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltennerg shprehu sot shqetësimin rreth sfidave në fushën e sigurisë që Kina paraqet për NATO-n dhe intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak të Pekinit me Moskën.
“Fakti që Rusia dhe Kina po forcojnë lidhjet dhe investimet e rëndësishme të Kinës në aftësitë e reja të avancuara ushtarake nënvizon kërcënimin dhe sfidat që ajo paraqet për aleatët e NATO-s. Pra, mesazhi është se siguria është një çështje globale dhe jo rajonale”, tha zoti Stoltenberg.Duke folur me studentët në Universitetin Keio në Tokio, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ndonëse ekzistojnë këto sfida, Kina nuk konsiderohet si një “armike” e NATO-s.
“Ne nuk kërkojmë konfrontim me Kinën. Në fakt, ne nuk duam konfrontim me askënd. NATO është një aleancë mbrojtëse. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Kinën për çështjet ku shohim interes të përbashkët ose potencial për interes të përbashkët për kontrollin e armëve, ndryshimet klimatike dhe çështje të tjera”, tha ai.
Zoti Stoltenberg u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida të martën, ku ai kritikoi ashpër Kinën për “arrogancën ndaj fqinjëve të saj dhe kërcënimin ndaj Tajvanit”. Ai tha se Kina po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe po zhvillon armë që mund të godasin vendet anëtare të aleancës së NATO-s. Zoti Stoltenberg theksoi nevojën që Japonia dhe demokracitë e tjera të punojnë së bashku me aleancën e NATO-s për të mbrojtur rendin ndërkombëtar.
Ministria e Jashtme kineze reagoi sot duke i quajtur “të ekzagjeruara” pretendimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me kërcënimin ushtarak nga Kina.Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se “mentaliteti i Luftës së Ftohtë” i NATO-s dhe forcimi i lidhjeve të saj ushtarake me partnerët rajonalë nuk është i mirëpritur në rajonin e Azi-Paqësorit.
“Kina ka qenë gjithmonë mbrojtëse e paqes dhe stabilitetit botëror dhe rajonal. NATO duhet të marrë seriozisht në konsideratë se çfarë roli ka luajtur në ruajtjen e sigurisë evropiane”, tha ajo për mediat gjatë një konference shtypi në Pekin.Kina ka kritikuar përpjekjet e NATO-s për zgjerimin e aleancave të saj në Azi. Rusia, e cila e quan pushtimin e saj në Ukrainë një “operacion special”, e ka konsideruar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s si një kërcënim për sigurinë e saj.
Japonia, një aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, ka zgjeruar vitet e fundit lidhjet e saj ushtarake me vendet e tjera të Indo-Paqësorit, si dhe me Britaninë, BE-në dhe NATO-n mes kërcënimeve në rritje nga Kina dhe Koreja e Veriut.
Data 13.03.2026
Aktuale
- FBI-ja greke bastis burgun famëkeq të Malandrinos ku vuajnë dënimet dhe shumë shqiptarë! Kontrollohen 16 qeli, edhe e Klodian Lekocajt, 4 të arrestuar! Zbulohen thika, celularë dhe…
- I riu shqiptar gjendet i pajetë brenda dhomës së resortit luksoz në Itali! Pranë shtratit pakot e ilaçeve të boshatisura, ja për çfarë dyshohet! Stafi trokiti në derë por…
- Meidani takon zv.kryeministren Koçiu dhe ministrin Limani, në fokus Korridori 8 dhe integrimi europian
- Takimi i Limanit me Ahmetin, Kasami: Vet deklaronte se nuk do të ulej me personat që i akuzonte për vrasjen e babait të tij
- Tragjedi në Çair: Humb jetën një motoçiklist në një aksident të rëndë
- (VIDEO) Padi për ish-drejtorin e higjienës komunale, Sabahudin Rustemi
- Aksident në Fier, “Audi” përplaset me kamionçinën, 3 persona të plagosur! Dërgohen në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre
- Çmimet e biletave të avionëve në rritje: Si ndikon kriza e karburanteve në udhëtimet ajrore?


