Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur deklaratave të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Ata kanë thënë se VMRO-DPMNE mbetet e paformuar në ideologji dhe menaxhimin kadrovik.
“Nikollovskit dhe të tjerëve si ai u bëjmë thirrje të kthjellen dhe të reflektojnë, sepse lideri i opozitës maqedonase sipas sondazheve të organizatës IRI është Nikolla Gruevski. Kjo ndodh me meritë të partisë së pareformuar në ideologji dhe menaxhmentin kadrovik të saj dhe kjo është turp për skenën politike maqedonase. Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi. Retorika e juaj për fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedonië e Veriut. Mos e ushqeni qytetarin maqedonas me por kërkoni ndihmë për të dalur nga balta në të cilën u ka zhytur Levica”, thuhet në reagimin e ASH-së, raporton SHENJA.
Data 19.08.2025
Aktuale
- VLEN: Jo fjalë por vepra, kondicionerë inverter për qindra familje në nevojë
- QMK njofton se tre zjarre janë regjistruar në hapësirë të hapur, njëri është ende aktiv
- Aksident i rëndë në aksin Fier–Patos, të plagosur tre persona
- Duhet të hapet deri në vitin 2027, 20 milionë euro për ndërtimin e Sallës Universale
- Koha për të ndalur përkëdheljen e presidentit autoritar të Serbisë
- Andonovski: Sistemi elektronik i menaxhimit të dokumenteve do të modernizohet plotësisht deri në fund të vitit
- Deputeti 30-vjeçar vritet brenda në ambientet e Parlamentit! Ja çfarë dyshohet
- ESHA zbulon dobësi në funksionimin e Regjistrit Qendror të Popullsisë në RMV