Shoqëria Aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” ka njoftuar se gjatë ditës së kaluar janë prodhuar 19 mijë e 180 megavat orë energji elektrike me çka, siç thonë nga qeveria, janë përmbushur tërësisht nevojat e amvisërive dhe harxhuesve të vegjël si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera jetike shtetërore, përcjell Klan Maqedoni.
“Në termocentrale janë prodhuar 11.915 MWh, ndërsa në hidrocentrale dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 7.265 MWh”, thonë nga EMV.
EMV gjatë ditës dhe natës së kaluar nuk ka prokuruar aspak energji elektrike/KlanMacedonia