Qeveria teknike e Bullgarisë njoftoi tërheqjen e ambasadorit nga Shkupi, Angel Angelov, dhe paralajmëroi rishikim të projekteve me Maqedoninë e Veriut.
Ministri teknik i Punëve të Jashtme, Nikollaj Milkov, pas mbledhjes së Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, deklaroi se Angelov do të qëndrojë në Sofje derisa të ketë përparim në trajtimin e qytetarëve të Maqedonisë që deklarohen si bullgarë.
I pyetur se çfarë do të thotë konkretisht kjo, Milkov tha se Sofia pret “hapa pozitivë në praktikë”, d.m.th se dëshiron të shohë dënimin e personave që kanë kryer krime të urrejtjes ndaj bullgarëve në vendin tonë, duke treguar kështu një veto të re për Maqedoninë në negociata me BE-në./Lajmi i plotë.