Thuhet se kultura e trafikut është pasqyrë reale e qytetërimit të një vendi, ndaj nëse kjo është e vërtetë dhe nëse gjykojmë nga kultura e trafikut mund të zbulojmë se si jemi në të vërtetë.
Në rrjetet sociale shpërndahen çdo ditë foto me shembuj se si rrezikohet çdo ditë fluksi i trafikut, por edhe jeta në përgjithësi, duke bllokuar aksesin e ambulancave, zjarrfikësve etj., dhe e gjithë kjo pasi nuk ka parkim të mjaftueshëm të hapësirave apo kulturës për të parkuar aty ku duhet.
Biseduam me administratorët e grupit “Muri i turpit në trafik”, të cilët siç thonë ata e krijuan këtë grup që të shprehej revolta e qytetarëve për kaosin e trafikut dhe ndoshta në këtë mënyrë pasive nëse dikush do të turpërohej ose ndryshojnë sjelljen e tyre./Lajmi i plotë.