Në fund të janarit ose më së voni në fillim të shkurtit, Parlamenti duhet të shpërndahet, në mes të shkurtit të formohet qeveria teknike dhe në gjysmën e dytë të majit të mbahen zgjedhjet.
Kështu e ka prezantuar lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski skenarin e tij për rënien e Qeverisë së LSDM-së dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Krishtlindje.
Në festën e krishterë të Epifanisë, Mickoski akuzoi se struktura të caktuara, siç thotë ai, kanë kërcënuar deputetët gjysmëkriminalë.
Një qëndrim i tillë LSDM-ja e ka interpretuar si gënjeshtër të re të Mickoskit, sepse sipas tyre ka rezultuar se nuk ka mundur të mbledhë 61 deputetë të cilët do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit./Lajmi i plotë.