DRAGAN MISHEV
A e dini ndjesinë kur jeni duke e drejtuar makinën tuaj përpjetë dhe papritmas makina humbet fuqinë, ndërgjegjësoheni se nuk do të arrini të ngjiteni në kodër, ju kap paniku dhe shtypni pafuqishëm pedalin e gazit, por më kot, makina nuk bën, përshpejtoni sërish, por tashmë ndjeni se diçka ju tërheq prapa dhe se nuk do të jeni në gjendje të ngjiteni në majë…
Shtoji kesaj qe në orën dhjetë të vjen nje traktor verdh e blu dhe nese nuk i del nga rruga do të bëjë copa-copa…dhe tani shtyp edhe me fort gazin, makina ulëritëse, lëshon tinguj si fshesa me korrent të “Sloboda – Čacak”, ndjehet erë gome e djegur dhe hekur i nxehtë, nga gazi del tym i trashë dhe i zi, gomat me origjinë të dyshimtë (ndoshta kineze) tashmë janë konsumuar plotësisht dhe do të shpërthejë në çdo moment, parakolpi zvarritet tashmë në asfalt dhe hedh shkëndija që i vënë flakën bimësisë buzë rrugës, në panik hedh pasagjerin nga makina për të përshpejtuar, shtyp pa qëllim gazin… gazin … gazi… dhe traktori verdheblu po afrohet, dhe ndikimi eshte tashme i pashmangshem…/Analiza e plotë.