Mes tyre janë ish-Ministri i Drejtësisë, kolonelë dhe komandante të cilët akuzohen si nxitës trazirash
Autoritetet gjyqësore të Brazilit kanë urdhëruar arrestimin e zyrtarëve të lartë publikë pasi rebelët sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare në Brasília.
Zyrtarët përfshijnë gjithashtu ish-ministrin e drejtësisë të Brasília-s, Anderson Torres dhe të tjerë përgjegjës për veprimet që çuan në trazira.
Koloneli Fábio Augusto, komandanti i policisë, u shkarkua nga detyra pasi mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro sulmuan Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën e Lartë. Trazirat erdhën një javë pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u betua.
Ish-ministri i Drejtësisë Anderson Torres ka deklaruar se këto akuza janë të pabaza. Autoritetet e akuzojnë për mungesë komandimi përpara se ndërtesat qeveritare të sulmoheshin, në krahasim me inagurimin e Lulës si president ku siguria ishte jashtëzakonisht e lartë.
Nga rreth 1,500 personat e arrestuar, zyrtarët thonë se gati 600 janë dërguar në objekte të tjera, ku zyrtarët e policisë kanë pesë ditë në dispozicion për t’i akuzuar zyrtarisht. Lula ka akuzuar forcat e sigurisë për neglizhencë për të mos ndalur aktet terroriste në Brasília.
Pavarësisht veprimeve të protestuesve, siguria në vend tanimë është e rreptë rreth zonës së parlamentit dhe godinave të tjera ku forcat e sigurisë ruajnë çdo hyrje në zonë.
Klan News