Shpenzimet për jetë në vitin 2022 krahasuar me vitin paraprak u rritën për 14.2 %, ndërsa çmimet me pakicë për 12.6 %,. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në dhjetor të vitit të kaluar, në krahasim më muajin nëntor, shpenzimet për jetë janë ulur për 0.2, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 0.7 për qind. Rritje më e theksuar është vërejtur te ushqimi dhe pijet joalkoolike për 20.9 %, për transport 19.5 %, restorante dhe hotele për 15.5 %, shpenzimet për banim, faturat e ujit, energjisë, gazit dhe derivateve të tjera janë rritur për 13.3 %. Rritje e çmimeve me pakicë është vërejtur te prodhimet ushqimore industriale për 20.1 %, prodhimet bujqësore për 16.0 %, pije dhe shërbime për 8.3 %. Indeksi i shpenzimeve për jetë në dhjetor të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 ka shënuar rritje prej 18.7 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 15.1 %. /Alsat.mk
Data 04.08.2025
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski: Nuk i kam dëgjuar thirrjet antishiptare, por i dënoj!
- Një milion dollarë si sfidë: Si Andrew Tulloch hodhi poshtë ofertën nga Mark Zuckerberg
- ASHSHAM reagon dhe dënon ashpër thirrjet antishqiptare në Kumanovë
- (VIDEO) Thirrjet raciste, reagojnë edhe politikanët e komunitetit turk në vend
- Pas thirrjeve raciste, BDI kërkon dorëheqje shqiptarëve nga Qeveria
- (VIDEO) VLEN: BDI ka lënë shumë tragjedi të pandëshkuara!
- ASH: Përderisa e sulmon VMRO, e dimë që kryetari Arben Taravari është në rrugë të drejtë!
- Mickoski dënon thirrjet ksenofobike dhe anti-shqiptare në Kumanovë: Çdo incident i tillë do të hetohet dhe ndëshkohet