Çmimet evropiane të gazit natyror me shumicë ranë të hënën në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, që i çoi ato në një nivel rekord vitin e kaluar.Dimri i butë u ka mundësuar vendeve të konsumojnë më pak gaz nga rezervat që ishin krijuar në pritje të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia, e cila ishte furnizuesi kryesor i Evropës me gaz natyror përpara fillimit të luftës në Ukrainë.Çmimi i gazit natyror arriti në nivel rekord 364 dollarë për megavat-orë në gusht të vitit të kaluar.Por çmimet kanë rënë që atëherë, duke arritur në 77 dollarë për negavat-orë të hënën, një shifër 50 për qind më e ulët krahasuar me një muaj më parë dhe çmimi më i ulët që nga 21 shkurti i vitit 2022, tre ditë përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë.Eksportet e gazit nga gjigandi rus i energjisë Gazprom drejt Bashkimit Evropian dhe Zvicrës ranë me 55% vitin e kaluar, thanë drejtuesit e kompanisë të hënën.Evropa ishte më parë tregu kryesor i eksportit për Gazprom-in, por furnizimet janë ulur në mënyrë drastike për shkak të sanksioneve të lidhura me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.Vendet evropiane mbushën depozitat e tyre me rezerva të gazit dhe nisën fushata për të nxitur konsumatorët të kursejnë energji gjatë dimrit.Nivelet e depozitave të rezervave evropiane ishin në nivel 83 për qind të hënën, duke pakësuar nevojën për të blerë më shumë gaz për momentin.BE-ja është përpjekur të gjejë burime të reja të gazit natyror në përpjekjet për të pakësuar varësinë e saj të madhe nga furnizimit me gaz natyror rus.Vendet e BE-së kanë miratuar gjithashtu një mekanizëm për të vendosur çmime tavan për gazin natyror, por analistët thonë se kjo ka të ngjarë të ketë një ndikim të kufizuar në uljen e kostos që paguajnë bizneset dhe familjet.Ekspertët kanë paralajmëruar se ulja e temperaturave mund të shkaktojë sërish rritjen e çmimeve të gazit natyror.Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu mund të shkaktojë më shumë paqëndrueshmëri në tregun e gazit natyror.“Ai mund të përpiqet të shkaktojë përçarje mes vendeve evropiane duke pakësuar më tej sasinë eksporteve të gazi natyror në disa zona të Evropës dhe duke e shtuara të në zona të caktuara të saj”, thotë Thierry Bros, analist francez i tregut të energjisë.Evropa do të ndeshet me vështirësi në përpjekjet për për të mbushur depozitatat e rezervave këtë verë nëse nuk merr 30 miliardë metra kub gaz rus, thotë zoti Bros.“Çmimet rrezikojnë të rriten përsëri”, thotë ai.Evropa tani është më e përgatitur se në janar të vitit 2022, kur depozitat e rezervave i kishte të mbushura në nivel 54 për qind, shtoi analisti Bros.Konkurrenca midis Evropës dhe Azisë për importet e gazit natyror të lëngshëm mund të çojë gjithashtu në rritjen e çmimeve, thotë Nicolas de Warren, president i shoqatës franceze të industrive që konsumojnë më shumë energji./VOA
Data 13.07.2025
Aktuale
- Mexhiti: Korridori 8 lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe rajonin, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit
- Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një 18-vjeçar, dy të plagosur! Vihet në pranga 19-vjeçari
- Microsoft dhe OpenAI po hyjnë në një fazë të re “konflikti” mbi Inteligjencën Artificiale
- Presidenti iranian Pezeshkian u plagos në sulmin ajror izraelit në Teheran
- Mickoski: Autostrada drejt Ohrit për vite me radhë ishte simbol i ngecjes, tani do të jetë simbol i suksesit dhe punës së përgjegjshme
- “Të ndalohet aksioni!” – Banorët e Thethit kundër shembjes së ndërtimeve: “Këtë tokë e kemi mbrojtur me gjak”
- Tragjedia në PRILEP: MPB dhe Prokuroria me detaje për vrasjen e trefishtë
- Si t’i ruajmë qershitë të freskëta për më gjatë?