Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sonte informoi se ai dhe ministrat për çështje evropiane nga Ballkani Perëndimor do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian shtyrje të vendimit për zbatim të Sistemit evropian për informata dhe leje rrugore, sipas të cilit, nga shtatë euro për hyrje në Union do të paguajnë shtetasit nga vendet të cilat nuk janë anëtare të Unionit.
“Ky nuk është kthim i vizave, kjo është një procedurë e cila kërkon regjistrim dhe pagesë të shtatë eurove dhe vlen për tre vite. Megjithatë ne konsiderojmë se nuk duhet të vendoset dhe mund t’ju paralajmëroj se tashmë jemi në komunikim me ministrat për çështje evropiane nga tërë rajoni në mënyrë që të përpilojmë një letër të përbashkët të cilën do t’ia dërgojmë Komisionit evropian dhe shteteve anëtare të BE-së me çka do të kërkojmë shtyrje të tij vendimi apo përjashtim nga ai vendim për shtetet të cilat negociojnë me BE-në”, theksoi Mariçiq në ditarin e TV Sitell, duke i komentuar reagimet e qytetarëve se vendimi i tillë nënkupton kthim të vizave.
Zëvendëskryetari i Qeverisë vlerësoi se është e mundur që Komisioni evropian ta pranojë atë kërkesë, sepse, siç theksoi ai, BE-ja është e obliguar të ketë kujdes për këto punë dhe në atë kuptim mendoj se qytetarët kanë ndjenjë të vërtetë se kjo nuk është e domosdoshme, por edhe ne mendojmë se është e panevojshme në këtë fazë.
“Ballkani Perëndimor bëri shumë për BE-në dhe mendoj se duhet së paku të shtyhet ky vendim. Ne si Qeveri e Maqedonisë së Veriut, me të gjitha qeveritë në rajon do të bëjmë gjithçka që ta bindim BE-në ta shtyjë këtë vendim”, potencoi Mariçiq.
Vendet e BE-së e shtynë fillimin e zbatimit të Sistemit evropian për informata dhe leje rrugore (ETIAS), që duhej të vendosej në maj të vitit 2023, për në nëntor të vitit 2023.