Izet Mexhiti
2% sukses në realizimin e programit të BDI nga Zgjedhjet 2020
2% Investime në projekte shqiptare nga 1.3 Miliardë Investime Kapitale të shtetit
2% Investime në projekte të rrugëve në zonat shqiptare, përkundër 520 Milion Euro në zonat e banuara me Maqedon.
“Ëndrra për shqiptarët dhe realizime vetëm për zonat maqedonase!”
Të dashur miq,
Pas kërkesës tonë, para tre muajve, filloi funksionimi institucional i organeve partiake, u hap diskutimi në Kryesi për llogaridhënie dhe përgjegjësi politike para organeve.
Për fat të keq, me gjithë insistimin tonë, pas dy mbledhjeve u ndërpre puna në Kryesi. U informuam se nuk do të mblidhet më Kryesia për këto tema. Vërejtjet tona për mosrealizimin e premtimeve programore për Zgjedhjet në vitin 2020 nuk u morën në shqyrtim dhe mbledhjet u mbyllën pa asnjë vendim.
Andaj, ne vendosëm që ti drejtohemi anëtarësisë, votuesve dhe opinionit publik për gjendjen që është krijuar në BDI.
Vendimmarrja është bërë privilegj ekskluziv i një klani të ngushtë të Artan Grubit. Ne e kemi ngritur zërin për veprimet e Artan Grubit që janë në kundërshtim me qëndrimet e shumicës së anëtarëve të BDI-së. Kjo ka sjellë në rënie të përkrahjes të votuesve dhe ka prodhuar përçarje përbrenda strukturave partiake.
Ne, anëtarët e kryesisë qëndrore dhe përfaqësues të organeve partiake, theksojme se absolutisht jemi pro reformës, por kundër tjetërsimit të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Prezentimi i vërejtjeve tona u bazuan në disa shtylla:
Shtylla 1: Realizimi i Programit Zgjedhor të BDI-së nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020, ku BDI fitoi zgjedhjet me një program voluminoz i cili përveç shumë projekteve, përmbante 170 zotime strategjike. Theksoj se nga këto zotime, janë realizuar vetëm 2% – respektivisht 2 zotime që kanë të bëjnë me karrierat politike të Grubit dhe Osmanit, si dhe 3 projekte të pjesërishme.
Shtylla 2: Pjesëmarrja e projekteve shqiptare në investimet kapitale në shtet, ku grupi i të pakënaqurve vlerëson se ekzekutivi i BDI-së në këto 2 vite ka arritur të materijalizon vetëm 2% nga buxheti total i shtetit. Respektivisht, totali i projekteve shqiptare merr vlerën e 26.000.00 Eurove nga 1.3 Miliard Euro Investime Kapitale të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut në vitet 2020-2022.
Shtylla 3 – Investimet në infrastrukturën rrugore, ndërrmarje e cila menaxhohet nga kuadër i BDI, për këto 2 vite ka arritur të relizojë poshtu 2% nga buxheti total për projekte shqiptare. Mexhiti theksoi se në zonat shqiptare janë dhënë vetëm fjalë dhe premtime, kurse në zonën lindore të shtetit ska ngelur asnjë rrugë e pa rikonstruar. Në këto vite, nga totali i 520 Miliona Euro investime totale të ndërmarrjes, vetëm 11 milion Euro u takojnë projekteve në vendbanime ku gravitojnë shqiptar.
Në vazhdim, kemi edhe argumente të shumta për dështime në fushën e Ekologjisë, Zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe sipas ligjit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratën shtetorëre dhe në investimet e huaja që shfrytëzojnë ndihmë shtetërore, ngecje në decentralizim dhe gasifikim.
Për dështimet e projekteve qeveritare dëshmon edhe anketa e fundit e organizatës ndërkombëtare IRI ku Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë performacën më të dobët dhe për herë të parë, rejtignu i opozitës shqiptare tejkalon rejtingun e BDI-së.