Alarme të reja për bomba në shkollat e mesme të Shkupit janë përsëritur edhe sot. Kërcënimi me eksploziv ka mbërritur në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” – Shkup. Vendndodhja e shkollës, është në afërsi të disa institucioneve shëndetësore.
Evakuimi i nxënësve dhe punonjësve është në vazhdim, ndërsa policia ndodhet në terren dhe po kryen kontrolle antiterrori.
Sipas njoftimeve, kërcënimet me bombë janë dërguar edhe në “Orce Nikolov”, “Gjorgji Dimitrov” dhe “Josip Broz Tito”. Pritet edhe konfirmimi zyrtar nga MPB-ja dhe informacione shtesë se kur janë pranuar raportet.
Larmi i parë për bombë u regjistrua më 26 tetor, kur në vend mbërriti kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe që nga ajo kohë thuajse dy-tre raporte në javë u dërguan institucioneve arsimore apo disa qendrave tregtare. Ndryshe, deri më tani të gjitha kërcënimet e deritanishme janë përcaktuar si të rreme.