Më shumë se pesëmbëdhjetë yje të njohur të skenës së muzikës dhe aktrimit do të marrin pjesë në nismën e Civilit të titulluar “Insieme/Together”, ku do të këndohet kënga e këngëtarit italian të popit Toto Cutunjno me të cilën ai fitoi Eurovizionin në Zagreb, në vitin 1990.
Kristina Arnaudova, Adrian Aziri, Tijana Todevska, Ana Stojanovska, Miki Jovanovski Xhafer, Elena Petreska, Lidija Koçovska, Jovana Spasiç janë vetëm disa nga yjet maqedonas që iu përgjigjën ftesës së Civilit dhe në kohë rekord e rishkruan këtë evergreen në gjuhën maqedonase.
Aranzhimi i versionit maqedonas është i Vladimir Dojchinovski-Dojcin dhe Davor Jordanovski, ndërsa pjesa maqedonase e tekstit është e tekstshkruesit Borçe Netsovski.
Promovimi i këngës “Insieme/Together” do të bëhet sot, e martë, 13 dhjetor, në kafenenë “Mosh”, me fillim nga ora 13:00.
Me këtë iniciativë Civil jep kontributin e vet në vendosmërinë e paekuivoke të shoqërisë maqedonase për t’iu bashkuar familjes së madhe evropiane. Është koha që të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia dhe prejardhja e tyre, të gjitha partitë politike, bashkësitë fetare, organizatat civile dhe politike, grupet dhe iniciativat, të bashkohen në qëllimin e përbashkët dhe përcaktimin strategjik të shtetit – anëtarësimin në BE./Lexoni lajmin e plotë duke klikuar këtu