ZORAN BOJAROVSKI
Shkaktoni situata krize të vazhdueshme, ndërmerrni veprime për të mashtruar kundërshtarin dhe vazhdimisht minoni dhe dobësoni pozicionet e tij; Krijoni situata dhe tregime për të hedhur dyshime mbi integritetin e udhëheqësve që synoni… këto janë vetëm disa nga rekomandimet nga “Manuali për Oficerët e Inteligjencës Sovjetike” me “masat speciale” famëkeqe për agjentët e KGB-së prej viteve 60-të, të cilat i famshmi Vasiliy Mitrokin, drejtori i dezertuar i KGB-së, ia ekspozoi në vitin 1992 inteligjencës britanike dhe më pas botës.
60 vjet më vonë rekomandimet e manualit për agjentët e KGB-së mbeten saktësisht të njëjta, vetëm këtë se ato janë zgjeruar dhe përmirësuar me mjetet e epokës së re si teknologjia dixhitale dhe celulare.
Kështu, teknikat e luftës speciale ruse tani janë një kombinim i operacioneve tradicionale konvencionale dhe jokonvencionale në rrjetin e komunikimit në internet për ofensivën masive për të operuar me fushata intensive dezinformuese, të mbuluara nga termat – kërcënime hibride ose luftë hibride.
Gazeta e Sigurisë dhe Mbrojtjes Evropiane e Qendrës George Marshall „Per Concordiam“ përcjell një përkufizim mjaft të plotë të formave më të fundit të luftës hibride: “Lufta hibride presupozon përdorimin e mjeteve ushtarake dhe joushtarake në një fushatë të integruar, e dizejnzar për të arritur befasi, pra të shfrytëzojë iniciativën dhe të përfitoj në anën psikologjike dhe fizike duke përdorur mjete diplomatike; me informacion të sofistikuar dhe të shpejtë, operacione elektronike dhe kibernetike; veprime të fshehta dhe herë pas here të hapura ushtarake dhe inteligjente; si dhe me presionin ekonomik”./Lexojeni këtu analizën e plotë