Reformat në gjyqësor dhe në sistemin penitenciar, ndryshimet në Kodin zgjedhor, besimi i qytetarëve në gjyqësor, rastet e PSP-së ishin disa nga temat në intervistën për NovaTV me ministrin e Drejtësisë Nikolla Tupançeski.
Ai tregon se nesër do të mbahet gjykimi i parë në sallën më të madhe digjitale në vend, që ndodhet në Idrizovë. Sipas Tupançeskit, procedura për miratimin transparent të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor është kryer, por deri më tani VMRO-DPMNE nuk i janë përgjigjur ftesës.
Ministri tutje shpreh besimin se miratimi i Strategjisë së re për Zhvillimin e Sistemit të Drejtësisë do të vendosë bazat për ngritjen e kapaciteteve më të mira për funksionimin e organeve gjyqësore dhe në të njëjtën kohë do t’i qaset përmbushjes së atyre aktiviteteve që nënkuptojnë gjetjen zgjidhje sistematike për funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë.