Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka qenë e ftuar në emisionin 360 gradë në Alsat.
Në fund të emisionit gazetari thotë se ka zbuluar një dokument ku drejtorja ekzekutive e Lidhjes së Odave të Maqedonisë, Hristina Stojanoviq e ka denoncuar Arsovskën se ajo i ka bërë presion dhe kërcënime për tu tërhequr nga pozita e saj, në periudhën kur është kërkuar që të bëhet revizion për punën e Arsovskës në Lidhjen e Odave.
Gazetari flet edhe për veturë të djegur të drejtoreshës së lartëpërmendur si dhe për kërcënim ndaj drejtorit të Lidhjes së Odave.
Arsovska mohon se ka lidhje me kërcënimet dhe se ka qenë e ftuar në polici.
VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?v=913150272969203