ZORAN IVANOV
Për “deri te një zë i të prekur”, këtë herë “eksperimentalisht”, në vetëm në një fjali (të sikletshme):
Dëgjoj, shoh, është një trend, është një modë për të gjithë, duke filluar nga unë, pra nga poshtë, deri tek ata lart, që flasin për korrupsionin, ndërsa korrupsioni është në institucione, te ata lart, ku bëhet korrupsioni, ku ka edhe dëshmitarë të korrupsionit, të cilët nuk kanë absolutisht asgjë të bëjnë me korrupsionin e shefave të tyre, por përsëri ata heshtin, dhe ja kështu në heshtje, korrupsioni vazhdon, mbijeton, madje rritet, e kjo edhe si pasojë e heshtjes së të ndershmive për lakminë e të pandershmëve dhe prej andej del epilogu se, e vërtetë që autorët e korrupsionit janë të korruptuarit, por edhe atë që ata janë atë që janë për shkak të heshtjes së të ndershmive!
PS. Megjithatë, të ndershmit janë vetëm të ndershëm, dhe të korruptuarit nuk janë vetëm të korruptuar, por thjesht, ata janë – kriminelë.