Sot në Shkup, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Seksioni për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në koordinim me zyrtarët policorë nga SPB Shkup, kanë privuar nga liria I.Ç.( 43) nga Tetova, me vendbanim në Shkup.
Gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Browning” me 12 fishekë të kalibrit 7.65 dhe një kornizë për pistoletën.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal.