Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në Maqedoninë e Veriut.
Qëllimi i takimit ishte që ministrja të informojë ambasadorët për aktivitetet prioritare në Ministrinë e Mbrojtjes, situatën në Ushtri dhe proceset reformuese që po ndërmerren në këtë fushë.
Petrovska i njohu nga afër ambasadorët për reformat në sistemin e menaxhimit të krizave, infrastrukturën e ushtrisë, sfidat rreth kërcënimeve hibride dhe mbrojtjes kibernetike, përmirësimin e standardit të pjesëtarëve të Armatës dhe të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe për pjesëmarrjen në misione të ndryshme të NATO-s dhe BE-së, për proceset e modernizimit të Ushtrisë. Petrovska me ambasadorët trajtoi edhe çështjen e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të cilën theksoi se kjo luftë është vendimtare për të gjithë aktorët e shoqërisë, duke theksuar: “Lufta kundër korrupsionit është çështje e sigurisë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë, ashtu si edhe integrimi i tyre në Bashkimin Evropian”.
Në takimin me ambasadorët, Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut ka një rol kyç në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe po ashtu theksoi se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të ruajtur perspektivën e BE-së si forca kryesore lëvizëse e vendeve të Ballkanin Perëndimor.
“Maqedonia e Veriut, me kulturën e saj të dialogut dhe aftësinë për të arritur kompromise për çështjet dypalëshe, e promovoi veten si një kontribues aktiv në ndërtimin dhe forcimin e stabilitetit, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore. Sigurimi i një perspektive të prekshme për integrimin evropian është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Ballkanin Perëndimor në tërësi. Ajo do t’i formësojë vendet e rajonit në partnerë të begatë dhe të besueshëm në luftën kundër sfidave tona të përbashkëta”, theksoi Petrovska.
Lidhur me krizën në Ukrainë, ministrja Petrovska theksoi se vendet e NATO-s janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për këtë vend në përpjekjet e tij për të mbrojtur pavarësinë territoriale dhe sovranitetin e saj dhe shtoi se Maqedonia e Veriut këtë e ka dëshmuar në vepër përmes vendimeve për ndihmë ushtarake dhe humanitare.