VMRO-DPMNE sërish insiston që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat sipas tyre duhet të mbahen më së voni në pranverë. Nënkryetari i opozitës maqedonase, Aleksandar Nikollovski tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen patjetër me qëllim që të mund të përballemi me krizën e thellë ekonomike dhe energjetike. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kovaçevski, i cili dje tha se, në zgjedhjet ardhshme në vitin 2024, VMRO do të pësojë disfatë, Nikllovski theksoi se, nëse janë të sigurt për këtë, atëherë nuk duhet të kenë frikë që të shkohet menjëherë në zgjedhje.
Nikollovski:
“Përderisa Kovaçevski dhe LSDM janë të sigurt se, do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme ti caktojmë ato më së voni në pranverë të vitit 2023, mund të jenë në muajt mars apo prill, më së voni në muajin maj dhe të shohim kush do të fitojë në ato zgjedhje. Mënyra më e mirë për të dëshmohet apo të demantohet ajo që e flasin, është të ketë zgjedhje të shpejta parlamentare, ndërsa ato janë të mira siç thash edhe për përballje me problemet ekonomike në shtet”.
Ndërkohë, nga LSDM thonë se kryeministri ka plan i cili siguron rritje ekonomike dhe standard më të mirë të jetës për vitin e ardhshëm. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2024 pas atyre presidenciale.
/SHENJA/