Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë ditës së sotme bëri të ditur se kryesisht është i kënaqur me kursimin e energjisë elektrike nga institucionet shtetërore, por bëri me dije se disa komuna nuk e kanë reduktuar konsumimin e rrymës për 15%, sipas asaj që ishte rekomanduar, por madje e kanë rritur 474%/, siç është komuna e Haraçinës.
Për këtë janë përgjigjur edhe nga Komuna e Haraçinës, ku kanë bërë me dije se shpenzimet kanë qenë për shkak se kjo komunë vitin e kaluar kjo komunë ka qenë e vendosur në ambiente më të vogla, përkatësisht nëpër baraka, ndërsa këtë vit janë vendosur në hapësira më të mëdha. Po ashtu bëjnë të ditur se këtë vit, në këtë komunë janë vendosur në përdorim edhe pompat e ujit, ku deri vjet kjo komunë nuk ka qenë e furnizuar rregullisht me ujë.
Reagimi i plotë i Komunës së Haraçinës:
“Informojmë se gajtë vitit të kaluar administrata komunale ka qenë e vendosur në
barakë të vjetër e cila ka poseduar hapsira shume të vogla pune dhe harxhimet
kanë qenë me të mëdha, ndërsa këtë vit në kemi bërë shpërngulje në objektin e
ri të komunës i cili është me më shume hapsira pune ku të gjitha hapësira për
punë i kemi vendosur në dispoziacion ndërsa sa i përket shpenzimeve të energjis elektrike
për pompat e ujit ju njoftojme se këtë vit e kemi lëshuar në perdorim ujin dhe
krahasuar me vitin e kaluar në të njejëen periudhë ku nuk ka pasur ujë dhe nuk
kanë punuar pompat nga ku është më se evidente se harxhimet për rrymë janë
rritur këtë vit.
Me çrast ju informojmë më detajisht për shembull shpenzimet për energji elektike per një muaj (shtatorë 2022) për godinën e komunës janë: 26.191,00 denarë (425 Euro) ndërsa për pompat e ujit nga të cilat furnizohet me ujë i gjithë vendbanimi i Haraçinës janë 1.418.069,00 denarë (23.058 Euro).