Në Shkup u zhvilluan aktivitete të shumta për të shënuar Ditën e Alfabetit. Manifestimi qendror ishte nën patronazhin e zv/kryeministrit Artan Grubi, ku dhe u promovua këngë e posaçme për këtë ditë. Në këtë manifestim nuk u tha asnjë fjalë e vetme për shpërfilljen e shpeshtë të shqipes nga institucionet. Nuk u tha asgjë as për nxënësit shqiptarë të Çashkës që edhe sot ishin në shkollë duke mësuar në maqedonisht, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre festonin në shtëpi. Por i pyetur pas përfundimit të ngjarjes, kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt, por tha se gardianë të mbrojtjes së gjuhës duhet të jemi të gjithë. Ndërkohë festa e sotme vuri në dukje ndarjet në Bashkimin Demokratik për Integrim. Ndërsa Grubi në Shkup recitonte vargjet e Gjergj Fishtës, Grupi i Zjarrit shkoi në Manastir, për të festuar në Shtëpinë e Alfabetit./Alsat.mk
Data 08.07.2025
Aktuale
- BDI : Diskriminim politik dhe etnik në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup
- ASh: Projektligji për përfaqësim po zvaritet qëllimshëm në qeveri – Duhet të plotësohet dhe fuqizohet në Kuvend para se të dërgohet në Komisionin e Venecias
- “Kërkohet rishikim urgjent nga sektori bankar” – Guvernatori Sejko: Kreditimi për bujqësinë mbetet i ulët, duhet rregulluar një orë e më parë!
- INTERVISTA/ “Hapësira publike, e rrezikuar nga zaptimet”- Reforma territoriale, eksperti: Duhet rishikim në forcimin e kapaciteteve vendore! Të përmirësohet sistemi i financimit
- Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Kjo Qeveri nuk do të hyjë në asnjë proces pa një strategji dhe marrëveshje të qartë paraprakisht
- Tragjedia në Qafë të Duhlës: Një 40-vjeçare humb jetën në një aksident të tmerrshëm
- Plagosi me thikë para dy muajsh një person, përfundon në prangat e policisë adoleshenti
- Dy futbollistë të Kombëtares prezantohen sot, ndryshojnë skuadër por jo kampionat