Aplikim për pasaportë të re, dokument udhëtimi, marrje të certifikatës së statusit të shtetësisë, certifikata nga librat amë, të gjitha këto shërbime dhe disa të tjera, mërgimtarët së shpejti do të mund t’i bëjnë online pa pasur nevojë që të shkojnë deri te përfaqësitë diplomatike. Kështu sot bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në prezantimin e fazës së parë të projektit E-KONSULLATA. Osmani tha se kjo gjë është bërë për shkak të ankesave të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.
“Qytetarët do të mund të paraqiten, t’i ngarkojnë dokumentet që janë të nevojshme, ndërsa vet programi do të tregojë se cilat dokumente janë të nevojshme për shërbimin adekuat që pastaj të merrni vërtetim se dokumentet janë të plota ose nëse ka nevojë të shtoni dokument të caktuar. Kur merrni vërtetimin, përfaqësia diplomatike konsullore e siguron dokumentin nga Shkupi dhe pastaj nëpërmjet postës ua dërgon në shtëpi ose mund të shkoni edhe vet ta merrni”- deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.
I gjithë procesi i kërkesës së dokumentit do të zhvillohet në mënyrë elektronike, ndërsa është rregulluar që edhe pagesa për shërbimin konsullor të bëhet në mënyrë elektronike.
“Siguruam në kuadër të këtij projekti marrëveshje me një bankë e cila do të mundësojë që në suaza të kësaj zgjidhjeve softuerike, qytetarët të bëjnë pagesën e shërbimeve që marrin nga përfaqësitë diplomatike nëpërmjet telefonave të tyre online me çka paratë drejtpërdrejt kalojnë në arkën e ministrisë së Financave”- pohoi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.
Osmani sqaroi se ky është fillimi i fazës së parë të projektit dhe se në periudhën e ardhshme do të avancohet me shërbime shtesë. Këtë javë MPJ do të fillojë me pilot projektin, trajnimin e punëtorëve në përfaqësitë diplomatike dhe menjëherë do të fillojë përdorimi i këtij shërbimi.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Kujdes me ushqimin, është koha e helmimeve!
- Mickoski: Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor
- Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë Shqiptare, Proda: Rrisin efikasitetin në detyrë
- Tentoi të trafikojë armë në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni në pikën kufitare të Morinës
- Zgjedhjet e ardhshme lokale do të shpallen më 7 ose 8 gusht
- Arrestohet për grabitje të rëndë një i ri nga Negotina
- Interpelanca ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese në pikëpyetje – Kuvendi mund ta heqë nga rendi i ditës
- Fillkov: Ndërtojmë institucione që punojnë për qytetarët, ndërsa jo për të privilegjuarit