Ish-gazetari britanik Brendan Paddy, e ka krahasuar momentin e çlirimit të qytetit ukrainas Kherson me Kosovën, në vitin 1999.
Paddy ka shpërndarë një video të Sky News, ku shihet korrespodenti i këtij mediumi, duke u pritur nga turmat me civilë ukrainas në Kherson.
Ai ka shkruar se ky moment e kthen atë në vitin 1999 në Kosovë.
“Kjo më jep mua kthimin në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy në rrjetin social Twitter.