MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në Resnje janë konfiskuar dy automjete që po transportonin dru zjarri, pa dokument përkatës.
Nga MPB thonë se punonjësit e N.P. “Pyjet Kombëtare” kanë bërë matjen e druve.
Aty janë konfiskuar automjetet me drurët ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresa përkatëse.
closevolume_off
“Me datë 11.11.2022, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë në Resnje kanë sekuestruar një automjet “Zastava” pa targa, i drejtuar nga E.K. (34) nga Resnja, i ngarkuar me dru zjarri pa vulë dhe dokumentacion dhe automjet tip “Shkoda Felicia” pa targa që po drejtohej A. M. (19) nga Resnja, gjithashtu i ngarkuar me dru dushku pa vulë dhe dokumentacion”, thonë nga MPB.