Përveç fotografisë me Fikri Ahmetin, është paraqitur edhe një fotografi e prokurorit Islam Abazi duke gjuajtur derra të egër bashkë me prokurorin e Prokurorisë së Lartë të Shkupit, Dilaver Bekteshi.
Bekteshi ishte prokurori i lartë në rastin Titanik 3, ku u dënuan zyrtarët e të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, rast që u zvarrit me vite dhe u kthye për rigjykim.
Ka qenë Bekteshi ai që i ka lejuar Gurit dhe Alimit t’i kthejnë pasaportat dhe ka qenë kundër ankesës së prokurores Fatime Fetai, e cila kerkoi asokohe dënime më të larta për dy të akuzuarit, shkruajnë mediat, raporton Almakos.
Abazi në deklaratën e sotme ka thënë se nuk ka kontakte personale me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, edhe pse janë nga i njëjti fshat, Zajaz.