Sot pasdite ka shpërthyer zjarr në ish-objektin e “Tehnometal – Vardar” në qendër të Shkupit. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri është shuar.
Ky objekt menaxhohet nga “Bushi Fashion”. Nga aty për TV21
thonë se dyshojnë se zjarri në ndërtesë është nxitur.
Jozyrtarisht, para shpërthimit të zjarrit, në objekt janë vërejtur disa persona duke grisur mbetje llamarine dhe dritare, por pas shpërthimit të zjarrit kanë ikur.
Një muaj më parë kemi raportuar se në këtë objekt është bërë një grumbull mbeturinash, për çka kompania u përgjigj se kanë pastruar disa herë, por sërish dikush ka derdhur mbeturina. Pas kronikës në TV21, mbeturinat janë pastruar.