“Dje rreth orës 14:10, në rrugën lokale që lidhë vendbanimin e Tetovës Drenovec me fshatin Gjermë, nën një shkurre pranë rrugës së dheut, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur një qese plastike me rreth 10 kilogramë marihuanë. Është kryer këqyrja në vendin e ngjarjes dhe marihuana e gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Nga atje shtojnë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.