Ish-deputeti i BDI-së, Hysni Shaqiri, nuk i merr seriozisht përplasjet që po ndodhin në këtë parti kohëve të fundit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Shaqiri, tha se këto zhvillime janë të koordinuara dhe nuk sjellin asnjë të mirë për qytetarët.
“I kam përcjellë deri diku. Me këto lojra BDI-ja është e profesionalizuar që të merret, jo tash, por edhe gjatë luftës. Struktura e BDI-së që ka qenë në luftë, individ të caktuar, mund të themi që të gjitha çështjet mund të mos i njohin, por këtë temë e njohin më mirë dhe janë profesional për të taktizuar dhe manipuluar masën në momente të caktuara, kur llogarisin që përfitojnë në aspektin politik para popullatës. Kjo mund të jetë një lojë e njerëzve të caktuar, të cilët kontrollohen nga qendra e vetë partisë për me i bë këto lojëra, me e hedhë një mjegull para popullatës në këto momente, që të kenë arsye të zhvillojë një aktivitet dhe një angazhim në teren për interesat politike, partiake, për me arritur famën të cilën pretendojnë ato. Ato persona që janë të kyçur në këtë problematikë, i nxjerrin disa takime, foto para mediave dhe e mbrojnë me fanatizëm liderin e tyre. Unë krejtë i kuptoj se ato legalizojnë interes. Çdo e keqe që mund t’i ndodhë kësaj popullate sot prej BDI-së, që ka kryetar dhe strukturë, ato mundohen me fanatizëm që ta mbrojë, sepse në kuadër të gjithë asaj që e bën sot partia e BDI-së si aktivitet dhe angazhohet në lloj-lloj forma për me e promovuar veten, për me arritur atë që e pretendojnë, që çdo herë të kenë mbështetjen e popullatës siç e kanë pasur deri tash, unë mendoj se edhe ato në këtë drejtim kanë rrëshqitje dhe kanë shumë gabime se si e formulojnë edhe para popullit apo publikut, daljen e vet për ndonjë aktivitet. Këtë formulim si e kanë bërë tash si “Grupi i zjarrit”, kjo sa është qesharake aq është edhe e turpshme . “Grupi i zjarrit” për çka?, të depërtojmë në parti, të zëmë pozicion dhe të kemi rolin të cilin e dëshirojmë dhe të paraqesim diçka që tërheq vëmendjen e opinionit. Shumica e popullatës nuk e kuptojnë se kjo është krejt për të arritur një qëllim, për ta ruajtur famën, për të arritur atë pak autoritet që nuk e kanë, unë nuk llogaris që kanë ato autoritet”, tha Shaqiri.