“Krime, ura, fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, çdo gjë e vjedhur duhet t’i kthehet Ukrainës. Rusia duhet të largohet nga vendet që ka pushtuar”, tha Podolyak
Këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Mikhail Podolyak lidhur me shpërthimin e ndodhur në urën mes Rusisë dhe Krimesë ka bërë komentin “Krime, ura, fillimi”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Podolyak tha se ky është vetëm fillimi. “Krime, ura, fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, çdo gjë e vjedhur duhet t’i kthehet Ukrainës. Rusia duhet të largohet nga vendet që ka pushtuar”, tha ai.
Ndërsa David Arakhamia, negociatori ukrainas dhe kreu i partisë politike “Shërbëtori i Popullit të Ukrainës” që ndodhet në pushtet në Ukrainë, në një postim nga llogaria e tij në Telegram lidhur me shpërthimin në urë tha: “Ndërtimi i paligjshëm rus filloi të shembet dhe të marrë flakë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, nëse ndërtoni një gjë shpërthyese ajo do të shpërthejë herët apo vonë. Dhe ky është vetëm fillimi. Në fund të fundit Rusia nuk është e suksesshme kryesisht në çështjen e ndërtimit të besueshëm”.