Universiteti i vetëm publik shqiptar në kryeqytet Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup shumë herë është kritikuar dhe akuzuar për lidhjet me partinë shqiptare në pushtet BDI si dhe punësimet e shumta në këtë univerzitet që bëhen pikërisht nga kjo e fundit, shkruan InfoShqip.
E sipas disa pamjeve që kanë arritur në adresën e portalit tonë shihet se si në press konferencën e mbajtur ditën e djeshme në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël, shihet edhe kryetari i parlamentit studentor të UNT-së, Abdulselam Kamberi i cili shihet që është i pranishëm në press konferencat e partisë në pushtet, por pas kamerave.
Dihet që deri para disa muajsh pozicioni rektori i këtij univerziteti i takonte një ish-funksionari nga radhët e BDI-së i cili një kohë akuzohej edhe për punësimin e familjarëve të tij në këtë institucion të arsimit të lartë.
E si duket BDI nuk po mund ta ndajë asesi politikën nga arsimi./InfoShqip.com
FOTO: