Ministria e Brendshme në Mal të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare bëjnë me dije se u kanë ndaluar qëndrimin dhe hyrjen në Mal të Zi, 28 shtetasve, të cilët kanë punuar për interesa të shërbimeve sekrete të huaja.
Më herët prokuroria konfirmoi arrestimin e dy shtetasve malazezë, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit. Policia ushtroi dhe një kontroll në banesat e tyre me urdhër të Gjykatës së Lartë.
Në postimin e saj në Twitter thuhej se ata u shpallën non-grata për shkak të veprimtarive në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, si dhe me marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve.
Në gjashtë muajt e fundit, edhe gjashtë diplomatë të tjerë rusë u dëbuan me të njëjtin shpjegim.
Pas kësaj ngjarje, ambasada e Rusisë në Malin e Zi mbylli për një periudhë të pacaktuar departamentin konsullor,për shkak të veprimeve armiqësore të autoriteteve malazeze.